Kuvendi voton me 77 vota pro dhe 53 kundër, qeverinë “Rama 3”

schedule07:03 - 17 Shtator, 2021

schedule 07:03 - 17 Shtator, 2021

Seanca maratonë e kuvendit të Shqipërisë e nisur paraditen e një dite më parë ka përfunduar mëngjesin e kësaj të premteje.

Në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm deputetët e pranishëm në sallën e kuvendit kanë votuar kabinetin qeveritar të “Rama 3”.

Nga votimi u dha rezultati nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Ndërkaq pas votimit tashmë të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë Rama 3 do të betohen para presidentit të republikës Ilir Metës.

Ndërkohë kujtojmë se seanca plenare e së enjtes ka nisur me prezantimin e programit të qeverisë nga kryeministri Edi Rama më pas është shoqëruar me debate nga ana e opozitës në lidhje me pyetjet që kishin për programin.

Debatet mes opozitës dhe mazhorancës kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. /abcnews.al