Kuvendi voton dekretet për shkarkimet dhe emërimet e ministrave

schedule18:29 - 16 Janar, 2019

schedule 18:29 - 16 Janar, 2019

Edhe seanca e parë e këtij sesioni parlamentar nisi me debate. E thirrur në punime të jashtëzakonshme, kjo seancë miratoi dekretet e Presidentit Meta për shkarkimet dhe emrimët e ministrave të kabinetit qeveritar.
Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit me 76 votat pro të mazhorances ndërsa deputetët e opozitës parlamentare bojkotuan këtë seancë. Opozita kërkoi që në nisje të seancës zhvillimin e një debati parlamentar për propozimet e kryeministrit Rama, po kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca.

Të dy palët këmbëngulën në zbatim të rregullores së Kuvendit. Opozita insistoi që kërkesa e tyre është e drejtë dhe e garantuar nga rregullorja.

Ndërsa, mazhoranca po duke iu referuar kësaj rregulloreje argumentoi se nuk mund të zhvillohet një debat i tillë. Madje kryeparlamentari Ruçi solli në kujtesë dhe rastet e seancave për miratim dekretesh të Presidetinti të ministrave nga viti 1999 deri me sot, ku nuk ishte zhvilluar debat parlamentar mbi to.

Parlamenti miratoi dekretin për shkarkimin e Senida Mesit nga posti i zevendëskryeministres dhe emërimin në këtë post të Erion Braçes.

Po kështu, u miratua dekreti për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin në krye të këtij dikasteri të Anila Denajt.

U miratua shkarkimi i Damian Gjiknurit nga posti i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe emërimi në vend të tij i Belinda Ballukut.

Po me votat e mazhorancës u miratua dekreti për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe emërimin në vend të saj të Besa Shahinit.

Ne vijim të kësaj seancë së jashtëzakonshme, me 76 vota pro u miratua dekreti për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe emërimin e Bledar Çuçit në këtë post.

Po kështu, Parlamenti miratoi dekretin për shrakimin e Mirela Kumbaros nga posti i Ministres së Kulturës dhe emërimin në këtë post të Elva Margariti.

Parlamenti miratoi dekretin për shrakimin e Sonila Qatos si ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe emërimin në detyrë të Eduart Shalsit.

Gjithashtu Parlamenti miratoi dekretin për emërimin e Elisa Spiropalit në postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./abcnews.al