Sot Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë e votojë dy raportet e kundërta të mazhorancës e opozitës mbi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit e arrestimin e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas rregullores së kuvendit, nenit 118 të saj, kërkesa e prokurorisë vendoset si pikë e parë të rendit të ditës. Në fillim I jepet fjala deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, apo përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Sipas rregullores, raporti i Këshillit të mandateve nuk bëhet me debat, ndërsa votimi për të bëhet I fshehtë. I njëjti moment procedurial në kushtetutën e Shqipërisë parashikohet ndryshe. Neni 73/pika 4 e kushtetutës thotë se vendimi merret me votim të hapur.
https://youtu.be/a8UNeZjsUf8
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!