Pasi Kuvendi votoi me 104 vota pro shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, një reagim ka ardhur nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ish-deputeti Endrit Braimllari me anë të një postimi në rrjetet sociale e ka konsideruar ilegjitim shkarkimin e Metës duke thënë se Parlamenti është monist.
Sipas Braimllarit, kjo nismë është ndërmarrë për të shmangur vëmendjen nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit.
‘Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetem nje qellim te heqi vemendjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe per kete eshte i gatshem te perdori çdo dallkauk per tu bere noter i cmendurise se Edi Rames. Banditet qe vodhen dhe shkaterruan zgjedhjet sot bejne moral. Ato kane vetem nje shqetesim sesi te shmangin vemendje nga tjetersimi i vullnetit te qytetareve me 25 prill.’- tha Braimllari. e.l/abcnews.al/