Kuvendi shkarkoi Bashën, Berisha: Monument madhështor i rivendosjes së pluralizmit politik

schedule18:15 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 18:15 - 11 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbylljes së Kuvendit Kombëtar që u mbajt sot në “Air Albania”. Në fjalën e tij, lideri historik i demokratëve falenderoi demokratët dhe qytetarët shqiptarë për realizimin e asaj që ai e cilësoi si ngjarja më e jashtëzakonshme në historinë e lirisë së shqiptarëve

“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në vend…Është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD si forcë vigane opozitare,” tha ndër të tjera Berisha.

Ndërkohë, kujtojmë se janë numëruar votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Sali Berishës për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Nga 4934 delegatë që ishin të pranishëm në nisje të punimeve të Kuvendit, 4446 delegate kanë votuar pro shkarkimin të Bashës. Nëntë vota kanë qenë të pavlefshme. Në total në votim kanë marrë pjesë 4,491 delegatë.

Ndërkohë, mësohet se asnjë nga anëtarët e Kryesisë që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës nuk do të marrin pjesë në mbledhjen në kryesisë që do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë Selinë Blu. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!