Kuvendi rrëzoi Bardhin për Zgjedhoren/ Salianji: Komisioni i drejtuar nga Alibeaj bashkë me Gjiknurin nuk ka bërë asnjë punë

schedule21:00 - 5 Tetor, 2023

schedule 21:00 - 5 Tetor, 2023

Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi rrëzoi kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ndryshimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Lidhur me këtë, deputeti Ervin Salianji tha në “Real Story” se komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtuar nga Zoti Alibeaj bashkë me Zotin Gjiknuri nuk ka bërë asnjë punë.

Sipas Salianjit, është shtyrë afati seksionin e kaluar dhe publikisht PS tha se seancën e ardhshme pasi të votohet shtyerja e komisionit do të pranojnë propozimet e opozitës për të bërë ndryshimet.

“Oerd Bylykbashi është pjesë e atij komisioni. Pavarësisht se ka një vit që ekziston komisioni i Reformës Zgjedhore, është shtyrë afati seksionin e kaluar dhe publikisht PS tha se seancën e ardhshme pasi të votohet shtyerja e komisionit do të pranojmë propozimet tuaja të opozitës për të bërë ndryshimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pra, nuk është se po vjen dikush apo po propozohet zoti Berisha që të qendrojë argumenti juaj. Pavarësisht gjithçka unë mendoj që kushtetuta dhe ligji prevalojnë dhe nuk mundet që institucionet të sillen në mënyrë private, dua unë apo kam një qendrim politik dhe nuk të qasë. Këtu jemi në kushtet ku Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtuar nga Zoti Alibeaj bashkë me Zotin Gjiknuri nuk ka bërë asnjë punë. Jemi në kushtet ku ambasada e BE, ambasada e SHBA, ambasada e Britanisë së Madhe, vetëm para 4 ditësh kanë bërë thirrje që të implimentohen të gjitha gjetjet e raportit të OSBE/ ODIHR dhe ne po themi ti japim një temë tjetër se ne jemi deputetët e opozitës”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!