Kuvendi rishpall hapjen e procedurës për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

schedule20:04 - 21 Gusht, 2019

schedule 20:04 - 21 Gusht, 2019

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur këtë të mërkurë hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për të plotësuar vakancën e parakohshme të krijuar për shkak të mbarimit para afatit të mandatit të Fatos Lulos.

Lulo u shkarkua nga të dy shkallët e Vettingut për mosjustifikim pasurie.

Lëvizja e Kuvendit vjen në kuadër të procesit të nisur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e 6 vendeve bosh në këtë gjykatë, 3 nga të cilët duhet të emërohen nga presidenti e 3 nga parlamenti.

Gjykata Kushtetuese, aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, por që të nisë funksionin e të ketë mundësi vendimmarrjeje duhen edhe të paktën edhe 5 anëtarë të rinj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!