Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Shqipëri-Itali/ Reagon Meloni: Falenderojmë kryeministrin Rama

schedule20:10 - 22 Shkurt, 2024

schedule 20:10 - 22 Shkurt, 2024

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar për ratifikimin nga Kuvendi të protokollit të marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqipta për bashkëpunimin.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për protokollin për emigrantët në seancën plenare të së enjtes (22 shkurt 2024) mori 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Krahas votave të PS-së, kjo marrëveshje bindi dhe mori edhe votat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!