Kuvendi planifikon shkrirjen e KQZ, e gjithë administrata e zgjedhjeve jo partiake

schedule16:24 - 6 Nëntor, 2019

schedule 16:24 - 6 Nëntor, 2019

Ekspertët e komisionit të reformës zgjedhore kanë bërë gati formulën për depolitizimin e plotë të administatës së votimeve. Sipas dokumentit të siguruar nga ABC News, KQZ parashikohet të shkrihet dhe të ngriheen 3 organe të reja, me përfaqësues jo politikë, ndërsa komisionerët dhe numëruesit do të jenë nga nëpunësit civilë, dhe më të paktë në numër se sa duhen aktualisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shkrihet dhe e gjithë administrata zgjedhore do të jetë jo politike dhe e përbërë vetëm na nëpunës shtetërore. Kjo është formula e ekspertëve të reformës zgjedhore për të zbatuar një nga rekomandimet kryesore disa vjecare të ODIHR për depolitizimin  e administatës zgjedhore.

Ekspertët kontaktuar nga Kuvendit propozojnëë që KQZ-ja aktuale  me 7 anëtare, 4 mazhorance dhe 3 opozitë kalon në një institucion që përbëhet nga 3 organe.

I pari, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me mandat 7 vjet që kryen rolin e administratorit zgjedhor. Organi i dytë propozihet të jetë Komisioni Rregullator me 5 anëtarë, mandati 5 vjet ka të gjitha kompetencat që ka sot KQZ për nxjerrjen e akteve ligjore për procesin zgjedhor, por pa të drejtë të shqyrtojë ankimimet e palëve.

Ankesat do të shqyrtohen nga organi i tretë: Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, i përbërë nga 3 anëtare me mandat 9 vjeçar- ka te gjitha kompetencat e KQZ aktuale për fazën e ankimeve.

Këto komisione zgjidhen me 84 vota nga Kuvendi, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi zhbllokues që do të përdoret, është shorti.

KQZ i kane lënë kompetencë të zbatojë teknologjinë në zgjedhje që është kusht i PD dhe votimin e emigrantëve që eshte kusht i PS. Vota e emigranteve do të grupohen  dhe do të llogariten në mandatet e qarkut Tiranë.

Sakaq, të gjitha nivelet e administratës zgjedhore depolitizohen, për këtë qëllim KQZ krijon bazën e zyrtarëve zgjedhorë të cilët vijnë nga radhët e nenpunësve civile.

Nëse një zyrtar zgjedhor shkarkohet për shkelje të ligjit në zgjedhje ai shkarkohet edhe nga puna në adninistratë.

Në vend të KZAZ do të ngrihet Njësi e Administrimit të Zgjedhjeve me 4 anëtare e 2 sekretare, një më pak se sa komisionet zonale kanë tani.

Ne vend te komisioni te qendrës së votimit ngrihet njesia e administrimit të votimit me 3 anëtarë, nga 7 që kanë aktualisht komisionet.

Grupet e numërimit nga 4 anëtare që kanë aktualisht, bëhen me 2 anëtarë të emëruar nga KQZ. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!