Kuvendi në seancë plenare, Ruçi: Të shqyrtohen propozimet e opozitës parlametare

schedule10:23 - 24 Shtator, 2020

schedule 10:23 - 24 Shtator, 2020

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në nisjen e seancës parlamentare kërkoi nga deputetët që të punojnë intensivisht për të adresuar në kohë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

“Amendamentet që ka dorëzuar mazhoranca, merrini dhe shihini. Shihni shënimin që kam bërë unë, ku kërkohet të shqyrtohen dy nisma të tjera të deputetëve të opozitës. Ato përshkohen dhe shqyrtohen në bllok. Jo më larg se dje kam thirrur kryetaren e Komisionit të Ligjeve që të bashkohen të treja këto nisma”, theksoi Ruçi.

Ndërkohë deputeti i opozitës Korab Lita, ngriti një shqetësim sa i takon diskutimeve për Kodin Zgjedhor.

Lita shtoi se nuk duhet të humbet më shumë kohë për këtë çështje. “Po harxhohet koha dhe nuk po diskutohen ndryshimet për Kodin Zgjedhor”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!