Zhvillohet këtë të mërkurë seanca e radhës plenare në Kuvend. Në këtë seancë po diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil. Më pas janë dy projektligje.
Gjithashtu në rend dite është edhe rritja e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në nisje të kësaj seancë deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, kërkoi që të mos vazhdohet me rrëzimin e kërkesës për interpelancë të Berishës.
‘Në të ardhmen do keni precedent që do t’ju vijnë dhe nga PE. Çfarë do të bëni seancën tjetër kur t’ju vij shkresa do ta lexosh, si çeçua do ta lexosh, është një realitet dhe mos vazhdoni me këtë kokëfortësi”, tha Spaho.
Nga ana e tij, Gazment Bardhi ndërsa mori fjalën, akuzoi mazhoranncën se kanë ndryshuar ditën e seancës plenare, dhe se po e trajtojnë Kuvendin si dyqanin e tyre personal.
“Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dal një arsye banale në media që është fyese, lidhur me shtyrjen e seancës që duhet që të zhvillohej ditën e enjte dhe po zhvillohet ditën e sotme dhe ju keni detyrimin që të jeni shpjegime sepse nuk jeni konsultuar me opozitën.”, tha ai.
/abcnews.al/