Video/ Kuvendi në seancë plenare, deputetët e grupit të Berishës dhe Bardhit bllokojnë Foltoren

schedule10:12 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:12 - 19 Tetor, 2023

Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës plenare, por duket se nuk do të jetë një seancë e qetë, pasi deputetë të opozitës kanë bllokuar foltoren.

Gazetarja Erneta Shevroja raportoi për ABCNews se aktualisht situata në Kuvend mbetet në kaos.

“Seanca duhet të kishte nisur, por ajo është e bllokuar nga deputetë të grupit të Berishës dhe të Bardhit. Deputetë kanë bllokuar të gjitha karrigen ku ulen ministrat dhe sallën duke shkaktuar në këtë mënyrë një kaos. Pritet të shohim nëse mazhoranca do ta shpallë të hapur seancën dhe nëse do të vijohet me rendin e ditës. Mbetet për t’u parë se kur do të qetësohet kjo situatë. Është parashikuar një interpelancë e deputetëve të opozitës, konktretisht nga deputetja Ina Zhupa”, tha ndër të tjera gazetarja Shevroja./abcnews.al/