Forcat speciale policore në oborrin e Kuvendit, premtonin një seancë jo normale.
Shenjat e para u dhanë që në derën kryesore të Kuvendit, kur Garda e Republikës nuk lejoi të hynin në sallë 4 deputetë të Berishës, të cilët ishin ende brenda dënimit 10-ditor.
Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Tritan Shehu u dorëzuan.
Brenda në sallë, pasi u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri, gjithçka tjetër ishte një skenar i përsëritur.
Zonjat socialiste kërkuan përjashtimin e Sali Berishës, për një arsye tjetër.Grupi i Berishës nxorri nga xhepat bilbilin, i cili këtë seancë shkoi mu në vesh të kundërshtarit.
Për këto sjellje, Flamur Noka u përjashtua nga seanca plenare, ndërsa Socialistet zotohen të dënojnë Berishën dhe disa deptuetë të tjerë, me një raund tjetër përjashtimi 10-ditor./abcnews.al