Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

schedule13:45 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:45 - 26 Nëntor, 2020

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt.

18 deputetë të maxhorancës me në krye Taluant Ballën një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj kupolës së UÇK-së, thuhet se midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 janë kryer krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme në disa vende në Kosovë si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipëri nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (“UÇK”) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime./mv.abcnews.al