Kuvendi miratoi Buxhetin për 2023, Rama: Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores, 3 parti bedelësh pa Atdhe

schedule15:54 - 10 Nëntor, 2022

schedule 15:54 - 10 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të seancës së sotme plenare gjatë së cilës u miratua Buxheti për vitin 2023, ka sulmuar me anë të një postimi në Tëitter opozitën. Kreu i qeverisë shkruan se pas 28 orësh diskutimesh, as PD dhe as Partia e Lirisë nuk pranuan që ka luftë dhe as nuk folën, sipas Ramës, për një lidhje mes luftës së Putinit dhe krizës së energjisë.

Seanca sipas Ramës, u mbyll me dy të dehur që sipas kryeministrit ishin Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

EDI RAMA NË TWITTER

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”

Kujtojmë se, i kontaktuar nga ABC, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por shtoi se “ka dashur të çojë në vend nderin e deputetëve demokratë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!