Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kuvendi me 101 deputetë, ndarje e re administrative territoriale”, Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese

schedule11:40 - 11 Shtator, 2025

schedule 11:40 - 11 Shtator, 2025

Rama: Elisa Niko Taulanti bashkë me Majlindën Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të procesit të integrimit. Kanë studiuar skemat dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit me strukturën e procesit të negociatave. Dua të mbroj disa mendime që janë diskutuar gjatë këtij procesi.

Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet një cikël i reformimi dhe riorganizimi për disa institucione ndër to edhe për Kuvendin e Shqipërisë.

E para gjë, që gjen dakord cdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve në të paktën se në 101 deputetë do të kishte vetëm impakt pozitiv. Ndaj ky ndryshim kushtetues duhet të jetë objektiv i yni.

Kuvendi miraton ligje për të gjithë, por nuk e ka ligjin e vet, nuk ka pavarësi financiare, status për deputetët. Madje është pa shtëpi, nuk ka një shtëpi.Ligji organic për Kuvendin duhet të jetë objektiv

Së treti, nevoja e një rishikimi të ndarjes administrative territorial, komision të posacëm parlamentar duke reflektuar ndryshime me fokus mirëpërgatitjen për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni I kësaj reforme duhet të punojë më të njëjtin intenstitet.

Së katërti, komision I posacëm për reformën zgjedhore, depolitizim I adminsitratës zgjedhore, dhe nxjerrja e rezultatit në një kohë normale të një vendi anëtar të BE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!