Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi me 101 deputetë, Balla: E bën jetën parlamentare më efikase. Mund ta hedhim në referendum kur të kemi ligjin

schedule13:03 - 24 Mars, 2026

schedule 13:03 - 24 Mars, 2026

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla thotë se një Kuvend me 101 deputetë, do e bënte më efikase jetën parlamentare.

Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka hedhur i pari këtë ide që në vitin 2018.

Balla shtoi se mund të pyeten qytetarët nëse janë dakord, por fillimisht duhet të ketë ligj për referendumet.



“Ajo që duhet të ritheksoj sot, sa i takon ligjeve për kapitujt për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, çdo fjalë në këto ligje konsultohet me BE. Për këto çështje, mesazhi është shumë i qartë. Konsultohemi me KE. Ndryshimi i numrit të deputetëve, nuk është kusht, se mund ta kemi parlamentin me 140, apo 101. Jam mbështetës prej vitesh i kësaj ideje. E ka hedhur kryeministri i pari idenë, pastaj unë, në vitin 2018. Nuk është çështje sasie, mendojmë se një numër më i vogël e bën jetën parlamentare më efikase, më shumë ekspertizë e ndarë në sektorin jetikë. Edhe këtu dua ta sqaroj, nuk bëhet fjalë për të shkuar në referendum, sepse do duhet 3/5 e deputetëve. Por referendum për të pyetur shqiptarët a jeni dakord, unë e mbështes. Por pasi ta kemi ligjin, sepse nuk kemi një ligj për referendum”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!