Në seancën e sotme Parlamentare në Kuvend parashikohet që diskutimet të jenë të përqendruar atë Teatri Kombëtar dhe Reforma Zgjedhore.
Gazetarja Esiona Konomi tha për “Abc News” se për shkak të ndryshimeve brenda opozitës parlamentare Kuvendi do të marrë sot një vendim për të ngushtuar pushtetin e Rudina Hajdarit.
Gjithashtu në seancën e sotme do të votohet edhe shkarkimi i deputetes së Partisë Demokratike Fatjona Dhimitri, nga kryetare e Komisionit të Edukimit dhe Medias. Në vend të saj do të emërohet Ramazan Gjuzi i cili vjen si deputet nga listat e LSI-së në kryeqytet.