Kuvendi mblidhet me 12 shtator për Xhaçkën/ Gjikondi: Vendim i duhur në zbatim me ligjin

schedule13:25 - 27 Gusht, 2024

schedule 13:25 - 27 Gusht, 2024

Në seancën e datës 12 shtatorit do të futet në rendin e ditës edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Vendimi u mor këtë të martë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

Mazhoranca u dakordësua me opozitën mbi pikën kryesore që në seancën e parë të Kuvendit të shqyrtohet mocioni mbi mandatin e Xhaçkës, por diskutime patën në lidhje me hartimin e një raporti.

Lidhur me këtë ka folur për “Tirana Live”, analistja Brizida Gjikondi, e cila e konsideroi vendimin e duhur nga ana e mazhorancës në zbatim me ligjin.

Ajo ka theksuar se me këtë vendim iu dogj një kartë opozitës shqiptare, që përpiqet gjithmonë të tregojë me gisht ‘armikun’.

“Është një qasje që duhet të ndodh gjithmonë në parlamentin shqiptar dhe ai duhet të jetë i pavarur.

Vendimi i marrë për ta kaluar në seancë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka qene vendimi i duhur. Për fat dhe mazhoranca bashkëpunoi. Mendoj që ka qene vendimi i duhur dhe i dogji një kartë opozitës shqiptare që përpiqet gjithmonë të tregojë me gisht ‘armikun’.

Unë dëgjova dhe hiperbola kur po flisnin për këtë çështje, zoti Bardhi i zmadhon gjithmonë gjërat, madje i bie dhe efekti. Dëgjova dhe një debat mes zonjës Felaj dhe zonjës Çupi. Mendoj që mazhoranca ka reflektuar dhe për mendimin tim ky vendim duhet të ishte i mëpërparshëm.

E di që e kanë çuar dhe në Komisionin e Venecias këtë çështje dhe për mendimin tim kjo është e turpshme. Pasi sipas të dhënave, Shqipëria zë vendin e parë për vendet që çojnë më shumë ankesa për çështjet që nuk i japim zgjidhje brenda vendit”, u shpreh analistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!