Pas me shume se dy vitesh Shqiperia dhe Kosova do te mbajne mbledhjen e dyte te perbashket mes dy Kuvendeve.
me datën 20 dhjetor në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës në një seancë të përbashkët ne prishtine do te mblidhen deputet e parlamentit te shqiperise dhe te kosoves.
Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por abc news mëson se në seancë pritet të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve. Sa i takon pjesëmarrjes, pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60, ndersa i pranishem do te jete edhe kryeministri Rama.
Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor te vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë./abcnews.al