Kuvendi mbështet kauzën e PDIU/ Meçe: Politika ka zhdukur konceptin e ‘armikut’. Shqipëria, anëtare në NATO

schedule18:27 - 18 Korrik, 2024

schedule 18:27 - 18 Korrik, 2024

Mazhoranca dhe opozita kanë votuar në dakordësi të plotë heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Me 96 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi projekt deklaratën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Shembull në argumentet e kësaj seancë plenare u mor edhe raporti i Shqipërisë me Italinë.

Analisti Arben Meçe ishte i ftuar në “Special Report” në ABC News, u shpreh se politika ka zhdukur konceptin e ‘armikut’, ndërsa shtoi se ligji i luftës është absurditet pasi Shqipëria dhe Greqia janë vende anëtarë në NATO.

Ndër të tjera Meçe theksoi se ligji i luftës u abrogua, por këtë duhet ta bëjë parlemanti.

“Duhet përshëndetur vendimi i unifikuar i parlamentit tonë. Politika shqiptare e ktheu në një problem politik. Pse nuk është e hequr ligji i luftës? Ky është një ligj ku në vitet ’40, italianët kishin pushtuar shqiptarët. Në nëntor të atij viti del një dekret, që këtu fillon debati i tipologjisë së dekretit. Unë do e citoj siç është ‘më datë 10 dhjetor mbi veprimet juridike të armiqve dhe pasuritë e shqiptarëve, koksifikimin e pasurive armike’. Elementi i parë është që kemi një dekretet që ka fuqi ligjor.

Ligji në vetvete ka konfiskime të pronave. Në vitin 1966 shume nga çamët ndryshuan shtetësinë dhe morën atë greke. Në këtë moment gjithë politika e ka zhdukur konceptin e popullit armik. Jemi anëtarë të NATO-s, jemi pretendentë për në BE. Pra koncepti armik bie. Ligji ka absurditetin e vetë. Koncepti i armiqësisë nuk ekziston. Parlamentit shqiptar i del e drejta ti drejtohet parlamentit grek për këtë çështje. Ligji është mbajtur gjysmë, o mbahet i plotë o zhduket.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!