Kuvendi kombëtar/ Basha: Berisha nuk ka fuqi mbi statutin, nuk thërras institucione paralele dhe bunker

schedule14:03 - 23 Tetor, 2021

schedule 14:03 - 23 Tetor, 2021

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në konferencën me gazetarët i është përgjigjur pyetjes nëse do të lejojë mbledhjen e kuvendit kombëtar brenda partisë në lidhje me situatën e krijuar së fundmi.

Basha është shprehur se sa të jetë në krye të partisë ai, nuk do të ketë asnjë kuvend për të kundërshtuar vendimet e amerikanëve.

Ndër të tjera kryedemokrati ka theksuar se ai nuk do të lejojë ngritjen e institucioneve paralele dhe bunkierëve brenda partisë.

“E vërteta është e thjeshtë unë kam thënë se detyra e kryetarit të PD-së është zbatimi i statutit, dhe neni 3 është i qartë. Ndaj kam thënë se kuvend kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur sa të jem në krye të saj. Ajo që duhet t’ju habisë ju, është se personi që bërtet statuti, i jep vetes kompetenca që nuk i ka. Sali Berisha nuk ka mbifuqi mbi statutin, për të thirrur ndonjë institucion, dhe statuti ka të përcaktuar, Berisha mund të thërrasë institucione paralele me qëllim për ta kthyer partinë në bunker për halle personale, por jo n ë këtë rast. Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë ti drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit. Nuk ka njeri që çdo institucion i partisë ka procesverbale për çdo takim dhe për çdo çështje demokratike”, është shprehur Basha.  /abcnews.al