Kuvendi i PD, Vangjeli: Ishte “Deja Vu” e 11 dhjetorit, një supë e ngrohtë me garuzhden me benzinë të Berishës

schedule21:16 - 2 Maj, 2022

schedule 21:16 - 2 Maj, 2022

Kuvendi i PD në 30 prill, ishte tema e bisedës mbrëmjen e së hënës në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Të ftuar për këtë temë ishin anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar në PD, Aleksandër Biberaj, analistët Neritan Alibali dhe Lorenc Vangjeli si dhe gazetari Agim Baçi, i cili para 20 Prillit ka qenë anëtar i këshillit Kombëtar të PD.

Lidhur me këtë temë Vangjeli tha se Kuvendi i 30 Prillit ishte një “Deja Vu” i Kuvendit të 11 prillit. Sipas tij në këtë Kuvend kishte ndryshuar vetëm gardëroba e të pranishmëve, pasi në thelb të gjitha diskutimet ishin një.

Ishte një “Deja Vu” e asaj që ndodhi në Dhjetorin e vitit të kaluar, përveç garderobës së të pranishmëve në përmbajtje nuk pati asgjë. Kuvendi u drejtua dy herë rresht nga Belind Këlliçi, që është ylli në ngjitje në PD. Ishte një supë e ngrohur sërish, por me një garuzhde me benzinë që është Sali Berisha”, tha Vangjeli.

/T.H/Abcnews.al/