Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mban sot seancën mocionin e mosbesimit të qeverisë

schedule10:01 - 11 Nëntor, 2021

schedule 10:01 - 11 Nëntor, 2021

Sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila para mesnatës duhet të votoj për besimin e qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi, një gjë e tillë do të mësohet në mesnatë kur edhe duhet të deklarohen deputetët përmes votimit, nëse janë pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, apo janë kundër.

Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Kërkesa për mocion u paraqit nga opozita pasi kryeministri Zoran Zaev refuzoi të paraqesë dorëheqjen në kuvend, të cilën e kishte paralajmëruar më 31 tetor.

Organet më të larta të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) vendosën të martën që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!