Kuvendi i Malit të Zi nuk shpërndahet, propozimi i Gjukanoviçit hiqet nga rendi i ditës

schedule15:07 - 30 Shtator, 2022

schedule 15:07 - 30 Shtator, 2022

Kuvendi i Malit të Zi nuk ka pranuar të fusë në rend të ditës propozimin e presidentit të vendit për shpërndarjen e parlamentit. Nga 80 deputetë të pranishëm votuan kundër nismës së Gjykanovic, 41 prej tyre.

Pas seancës presidenti deklaroi se Kuvendi nuk i përmbushi përgjegjësitë e tij kushtetuese.

“Afati 320 ditor u shpenzua për shkak të lojërave politike të partive nga shumica parlamentare në vitin 2020. Unë kam paraqitur një iniciativë për shkurtimin e mandatit në Kuvend pasi i kemi shterur mundësitë kushtetuese. Kështu janë deputetet nuk i përmbushën përgjegjësitë kushtetuese.”

Vendi po përballet me një krizë të rëndë politike. Kjo pasi presidenti i malit të zi, Milo Gjukanoviç nuk pranoi propozimin e Frontit Demokratik pro-serb, Demokratëve dhe Lëvizjës URA, që Miodrag Lekiç të mandatohet për të formuar Qeverinë e re.

Gjukanovic kembenguli se Lekiç nuk kishte siguruar mbështetjen e duhur dhe zgjedhja e tij do të ishte në kundërshtim me kushtetutën. Mirëpo ky vendim nuk u mirëprit nga partitë mazhoranca e vjetër.

Partitë që fituan shumicën në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020 në Mal të Zi akuzuan Gjukanoviçin për pengim të krijimit të qeverisë së re dhe shkelje të Kushtetutës.

Si kundërpërgjigje, partitë kanë paralajmëruar se do t’i kërkojë kryetares së kuvendit shkarkimin nga detyra të presidentit, edhe pse zyrtarisht mandati i tij mbaron në maj të vitit të ardhshëm. Kreu i shtetit malazez ka paralajmëruar se nëse nuk do të shpërndahej parlamenti atëherë vendi do të përballej me sfida shumë të mëdha.