Rezolutë kundër sulmit serb/ Parlamenti i Kosovës e miraton me unanimitet

schedule14:18 - 28 Shtator, 2023

schedule 14:18 - 28 Shtator, 2023

Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Pro rezolutës votuan 97 deputetë.

Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës”, tha Konjufca, duke lexuar pjesë të rezolutës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes kësaj rezolute kërkuan po ashtu nga faktori ndërkombëtar që të ballafaqoj Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin ndaj Kosovës.

Deputetët vlerësuan edhe angazhimin e jashtëzakonshëm të institucioneve vendore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!