Kuvendi i Kosovës me seancë të jashtëzakonshme, diskutohet për situatën e pandemisë

schedule08:37 - 27 Janar, 2022

schedule 08:37 - 27 Janar, 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë

Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Kujtojmë se ndryshimi i masave të pandemisë ka sjellë edhe pakënaqësinë e partive të opozitës dhe qytetarëve. Dje, dhjetëra qytetarë u ngritën në protestë në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!