Kuvendi i 11 dhjetorit, Bylykbashi: Si do i verifikojmë delegatët, nga “barkodi” tek kamerat në hyrje

schedule23:09 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 23:09 - 9 Dhjetor, 2021

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ftuar në emision “Log.” në ABC ka folur për hapat që do zhvillohet dhe çfarë do ndodhë më 11 dhjetor ku pritet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së i iniciuar nga Sali Berisha.

Bylykbashi është shprehur se secili delegat që do të marrë pjesë në Kuvend do të identifikohet me barkod. Ndërkohë nga ana tjetër një Komision i zgjedhur nga Kuvendi do të verifikoje të gjithë ligjshmërinë e procesit. Sipas Bylykbashit do të verifikohet numri dhe ligjshmëria e delegatëve që kanë thirru Kuvendin Kombëtar të PD-së

Me 11 është mbledhja. Basha thotë bëjë të madh se bëhet jo efekt. Shikoni Kuvendin e korrikut, ku kuorumi, 7646 anëtarësh në Kuvendin e PD. Secili delegat do ketë kod unik dhe do identifikohet. Dhe jo edhe ata nëpër lulishte. Janë shpërndarë bar kodet. Komisioni do verifikojë ligjshmërinë e thirrjes. Komisioni e zgjedh Kuvendi. Me propozim të kryetarit i është kërkuar zyrtarisht. Nëse nuk e bën është shkelje e tij. Kuvendi zgjedh Komisionin e vet. Pra ka një Komision verifikimi mandatesh. Në çdo rast ata që janë prezent janë apo jo ata me mandat. Verifikohet numri i thirrjeve. Ndryshe Komisioni duhet të verifikojë thirrjen. 1913 veta. Ne nuk merremi me datën 18. Ajo që do bëhet do verifikohen kërkesat dhe numri dhe nëse janë delegatë. Kuvendi jo vetëm që është event i madh por organi që vendos për çdo gjë. Do shikoni në ekran emrin e delegatit. 4200 e plotësojnë kuorumin. “ tha Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi ka theksuar se rezultatet do të bëhen publike dhe do të depozitohen si provë juridike.

“Të gjithë ata që po marrin badgen. Japin dhe kartën ID që është numër unik. Rezultati do publikohet. Do depozitohet si provë juridike. Të gjitha që duhen që statuti është zbatuar pikë për pikë. Do prodhojmë një gjë që kur të ndodhi herë tjetër do jetë kështu. Në zgjedhje ka fytyrën, kartën ID dhe fletën e votimit.” tha Bylykbashi. /abcnews.al/