Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi, u shpreh se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit dhe si e tillë asnjë masë penguese nuk mund të bëhet pa iu drejtuar Kuvendit.
“Vendimi i GJKKO, ku ka vendosur pezullimin e ministrit janë nxjerrë në kushtet e ndalimit kushtetues. Neni 103, pika 3, parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të pengohet në ushtrimin e funksioneve.
Deputeti nuk mund të kontrollohet, ndalohet apo të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi.”, tha ajo.
Më tej, ajo tha se vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra e numrin dy të qeverisë ka shkelur parimin e balancimit mes pushteteve. Sipas Kuvendit, GJKKO ka ndërhyrë në mënyrë dispropocionale në funksionimin e dy pushteteve të tjera, duke tejkaluar kompetencat e saj procedurale.
“Vendimi GJKKO shkel parimin e balancimit, duke krijuar një situatë, ku pushteti gjyqësor në ushtrimin e kompetencave procedurale ndërhyn në mënyrë dispropocionale në funksionim e dy pushteteve të tjera.”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka braktisur seancën në Gjykatën Kushtetuese.


