Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendet e PD-së, Zhupa: Delegatët demokratë të ftuar të vendosin me 18 dhjetor

schedule14:01 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 14:01 - 13 Dhjetor, 2021

Deputetja e Partisë Demokratike,  Ina  Zhupa  e ftuar në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar situatën e krijuar brenda PD-së.

Zhupa në fjalën e saj ka deklaruar se Kuvendi i 11 dhjetorit ishte thjesht një miting i thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që ka bërë thirrje të gjithë delegatëve demokratë që të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të thirrur më 18 dhjetor.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe padinë e bërë në SPAK ndaj tre deputetëve , për të cilët ka theksuar se ato janë vetëshkarkuar dhe në Këshillin Kombëtar është vendosur thjesht shkarkimi nga funksionet që mbanin jo masa disiplinore.

“PD është një institucion i njohur nga ligji dhe në bazë të një statuti që i detyrohet PD-ja. Partia ka detyrimin që të respektojë gjithë anëtarët dhe çdo demokrat dhe të gjithë të respektojnë vendimet e kryesisë së PS_së. Ndërkohë vendimi i djeshëm ka të bëjë me faktin për të treguar se ato njerëz që u vetëshkarkuar të hiqen nga funksionet që ishin. Ai i të shtunës ishte një ndër mitingjet që Sali Berisha ka bërë ndonjë herë. Ajo që ndryshon kuvendin nga mitingu është procedura dhe a kanë apo jo delegatë. Procedura për të pasur kuvend duhej që firmat e delegatëve të depozitoheshin në parti që të jepej e drejta për një Kuvend, por meqë kjo nuk ndodhi kryesia për të respektuar të gjithë propozuan kuvendin e Partisë Demokratike më 18 dhjetor.

Delegatët që kanë qenë të shtunën e 11 dhjetorit në mitingun e thirrur nga Berisha të vijnë me 18 dhjetor  në Kuvendin Kombëtar të PD-së.  Janë paditur personat krijuan  bexha dhe i shenjave ikur ka një kuvend të Partisë Demokratike. një nga platformat që ne do të kemi në Kuved  është sesi partia do të hapet me shoqërinë dhe do të bëhet me e madhe. Ato që quhen shkarkime nuk duhen të tilla por thjesht ato u vetë hoqën ”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!