Kuvend, rrëzohet propozimi i PD për përballimin e rritjes së çmimeve

schedule19:35 - 24 Mars, 2022

schedule 19:35 - 24 Mars, 2022

Kuvendi ka rrëzuar projektrezolutën e PD për përballimin e rritjes së çmimeve.

Kryefjalë e seancës së sotme plenare ka qenë rritja e çmimeve. PD dhe Rithemelimi ishin dakortësuar për të folur për çmimet.  Lulzim Basha nuk ishte për t’u përgjigjur. Përgjegjësinë e mori kryetari i komanduar i partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj. Megjithatë si kryetar i grupit parlamentar të PD, Alibeaj nuk pati respektuar kërkesat e demokratëve që kanë shkuar tek Sali Berisha. “ I kam kërkuar të më fus në listën e diskutimeve”, tha Shehu. “Të përqendrohemi tek diskutimet që kanë interes qytetarët”, tha Alibeaj.

Mes demokratëve u fut Taulant Balla, duke i dhënë fund debatit mes tyre përmes numrave që ka PS-ja  në Parlament. Pas një ore debat seanca vijoi me kërkesën e PD-së për të debatuar me qeverinë për çmimet e rritura. Debatin për çmimet e nisi nënkryetarja Jorida Tabaku. Argumenti kryesor i qeverisë ishte se tashmë ata e kanë prezantuar një paketë për mbështetjen e shtresave më në nevojë.

Projekt-rezoluta e PD

1. Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
2. Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;
3. Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;
4. Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;
5. Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;
6. Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;
7. Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;
8. Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;
9. Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;
10. Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!