Pas 10 vitesh, rikthehet “Kutia e Fundit”. Enkel Demi dhe Edi Oga do të risjellin në ekranin e ABC programin shumë të dashur për të gjithë shqiptarët. Regjistrimet për të qenë pjesë e programit do të bëhen të premten me 30 Korrik, në orën 18:00 pranë televizionit ABC.
“Jemi vetëm pak javë larg rikthimit të një legjende televizive… Do ta rinisim lojën aty ku e lamë 10 vite më parë, me bamirës Kel Demin, i cili do të përpiqet t’ju bëjë “të pasur” dhe me mua, që do të bëj çmos që të qëndroni “të varfër”! ?
Nëse ti vetë apo të afërmit/miqtë tuaj duan të provojnë aftësitë e tyre për të marrë maksimumin, ejani na takoni në ish-kinostudio, tek 2A, të Premten 30 Korrik, ora 18.00!”, ka shkruar Edi Oga. /abcnews.al