Kushti i PD, Berisha: Rezoluta e Alibeajt, fletushkë që e shndërron Bashën në plaçkë tregu

schedule20:56 - 22 Mars, 2022

schedule 20:56 - 22 Mars, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar draft-rezolutën e ditës së hënë të kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeajt, si një fletushkë që e shndërron Bashën në plaçkë tregu.

Deklarata e Berishës erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit.

Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur detajet  nga mbledhja e grupit të Rithemelimit, e cila erdhi pas vendimit të Lulzim Bashës ditën e hënë dike dhënë dorëheqjen,

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”, tha Berisha pas mbledhjes.

Ndër të tjera Berisha tha se ka një grup parlamentar të PD dhe jo dy, i cili sipas tij po punon për të normalizuar punën e tij.

“Disa qëndrime absurde të Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD është që të normalizojnë jetën e grupit parlamentar. Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do të realizohet” , u shpreh Berisha.

Berisha tha se  demokratët janë të vendosur  të punojnë për bashkimin e PD.

“Jemi të vendosur  të punojmë për bashkimin e PD me të gjithë ata të cilët besojnë se vota e lirë e anëtarëve të saj duhet të bashkojë demokratë”, tha Berisha.

Mbledhja e grupit të Rithemelimit ka nisur në orën 18:00 të ditës së martë dhe ka zgjatur rreth 1 orë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!