Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushti i pazakontë dhe çmimi i veçantë, Ronaldinho gati për kampionatin e burgut

schedule17:30 - 13 Mars, 2020

schedule 17:30 - 13 Mars, 2020

Ronaldinho vazhdon të jetë i arrestuar në Paraguaj. Ylli brazilian u fut në vendin latin me një pasaportë false dhe autoritetet vendase e prangosën atë dhe vëllanë e tij. Ai po qëndron në një burg të Asuncion, kryeqytetit të Paraguait.

Futbolli në burg nuk mungon dhe të gjithë po mundohen të kenë Ronaldinhon në skuadrat e tyre prej 5 vetësh. 40-vjeçari (i mbush me 21 mars) ka pranuar të marrë pjesë në kampionat, aty ku marrin pjesë të burgosur dhe policë (të gjithë mbi 35 vjeç), dhe ka pranuar kushtin e shokëve të burgut.

ABC TV Paraguay raporton se Dinhos i janë vënë disa kushte për të marrë pjesë në kampionatin e veçantë dhe braziliani ka pranuar një prej tyre. Ai nuk do të godasë drejt portës kundërshtare dhe do të zbavitet duke dribluar dhe pasuar për shokët. Skuadra fituese? Kampionati nis ditët e ardhshme dhe fituesit marrin 16 kg mish derri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!