Kushtetuta ’25 vjeç’/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses duhen zbatuar. Kritikat ndaj gjyqtarëve, deri në masën që nuk kthehen në presion

schedule11:05 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:05 - 27 Nëntor, 2023

“Megjithëse nuk bën politike, Gjykatat Kushtetuese ndikon në jetën politike të vendit.”-kështu u shpreh sot kryetarja e Kushtetueses, në aktivitetin e organizuan në Kuvendin e Shqipërisë në kuadër të 25 vjetorit të Kushtetutës.

“Kushtetuta përfaqëson një pjesë të rëndësishme të popullit tonë. Sot duke nderuar kushtetutën ne nderojmë etërit e saj, që me përkushtim përcaktuan demokracinë si destinacionin e paekuivok. Kushtettetup garanton shtetin e së drejtës, përfaqëson njësinë matëse për të verifikuar mbrojtjen dhe respetkimin e të drejtova tona.

Në nevojën për të gjetur të drejtën të gjithë i kthehemi tekstit të kushtetutës. Gjykata kushtetuese, si rojtare e kushtetutës, thirret të thotë fjalën e fundit sa herë nevojitet. Ky është një mision dhe rol që gjyqtarët kushtetues e mbajnë më krenari e përgjegjësi të lartë. Në interpretimin e kushtetutës respekton vlerat tona kombëtare si pjesë vlerave universal. Gjatë 3 dekadave gjykatata Kushtetuese ka ndikuar në zhvillimin e demokracisë, e përgjegjshme për ndikimin e vendimmarrjes së saj në jetën shoqërore ekonomike. Vendimet e saj përbëjnë në vetvete ngjarje të një rëndësie të vecantë. Ato kërkojnë reflektim të qytetarëve dhe udhëhiqen nga e vetmja busull, kushtetuta.

Gjykata është e ndërgjegjshme jo vetëm në përmbushjne e misionit të saj, por edhe për koston që sjell jo rrallë kjo përgjegjësi. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve, mbart edhe mundësinë e palëve të pakënaqura. Të gjithë aktorët duhet të pranojnë vendimin e saj, zbatimi i vendimeve është sjellja e vetme për të zbatuar kushtetutën. Kritikat ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve janë ndikatorë të lirisë së shprehjes për të cilën të gjithë kemi luftuar, por deri në masën që nuk kthehen në sulm ose mjet pesioni ndaj tyre.

Politizimi i gjyqësorit fenomen që përbën sfida të vazhdueshme, edhe ne vendet me demokraci të konsoliduar. Reforma kushtetuese synon shkëputjen e politikës nga gjyqsori. Megjithëse nuk bën politike, Gjykatat Kushtetuese ndikon në jetën politike të vendit.”- u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!