“Kushtetuesja”, Yuri Kim thërret në rezidencë Etilda Gjonajn

schedule21:30 - 25 Qershor, 2020

schedule 21:30 - 25 Qershor, 2020

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka takuar ditën e sotme, në rezidencë, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj menjëherë pas publikimit të editorialit, lidhur më Gjykatën Kushtetuese, dhe Reformën në Drejtësi.

Burime për ABC News pranë Ambasadës Amerikane, thanë se zonja Kim është vënë në lëvizje për këtë çështje.

Takimi me Gjonajn nuk është i vetmi i planifikuar për Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi.

Siç saktësojnë të njëjtat burime në ditët në vijim Kim, do të zhvillojë edhe takime të tjera të këtij niveli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!