Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja vendos për Metën/ Shqyrton sot kërkesën për heqjen e masës “arrest në burg”

schedule10:08 - 8 Prill, 2026

schedule 10:08 - 8 Prill, 2026

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimin e Ilir Metës që kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe të lënë në fuqi nga te treja shkallet e gjyqësorit.

Kujtojmë se Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e detyrimit për paraqitje. Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.



Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!