Kushtetuesja u bë me 7 anëtarë, SHBA: Nuk ka pushim deri kur të bëhen 9

schedule20:36 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 20:36 - 28 Dhjetor, 2020

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e presidentit për dekretimin me urgjencë të emrit të Sonila Bejtjas si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, por deklaron se nuk do të ketë qetësi dhe pushim deri kur ky institucion të bëhet me 9 të zgjedhur.

Faleminderit Presidentit Ilir Meta për dekretimin këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Venecias, kushtit të BE dhe kërkesës së shqiptarëve. Presidenca, Parlamenti dhe KED kanë bërë gjykatën Kushtetuese funksionale para datës 12/31”.

Presidenti, parlamenti dhe KED meritojnë vlerësim për arritjen e kuorumit +1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9-ta vendet. Puna duhet të vazhdojë në Vitin e Ri. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes së detyrës në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së” mbyllet postimi i Kim.

Gjykata Kushtetuese javën e parë u bë funksionale, pas më shumë se dy vitesh në ngërç total. Por tashmë u zgjodh edhe anëtari i shtatë që përforcon më tej funksionalitetin e kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, të dy këto institucione i realizuan detyrat e tyre, ndërsa tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është plotësuar vetë akoma.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!