Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kushtetuesja” shtyu seancën për Metën, Dervishaj: Presidenti nuk shkarkohet

schedule19:20 - 1 Shkurt, 2022

schedule 19:20 - 1 Shkurt, 2022

Është ndërprerë seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështje e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Gazetarja Erneta Shevroja bën me dije se seanca e radhës do të zhvillohet të enjten në orën 10:00, me dëgjimin e palës së Presidencës.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj u shpreh i bindur se nuk do të ketë shkarkim. “Kuvendit të vjetër i përfundoi mandati. Nuk ka shqetësime presidenti për asgjë. Kemi kërkuar përjashtimin për të gjithë trupën gjyqësore. Kemi deklaruar se do të ndjekim deri në fund këtë gjykim. Relatorja në këtë çështje është caktuar pa short. Vihet në dyshim anshmëria. Nuk ka shkarkim sepse nuk ka çështje për shkarkim,” tha ai.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot seancën e parë për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2021. Procesi gjyqësor nisi në orën 10:00. Meta, siç kishte paralajmëruar nuk ishte prezent në sallë, por u përfaqësua nga këshilltari ligjor Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike në Presidencë, Katrina Treska.

Nga ana tjetër, mazhoranca socialiste u përfaqësua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!