Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja rrëzon shkarkimin e Veliajt/ Çupi: Vendim emocional, do i sjell kosto Tiranës. Kushtetuesja në krizë …

schedule18:37 - 3 Nëntor, 2025

schedule 18:37 - 3 Nëntor, 2025

Analisti Frrok Çupi komentoi për ‘Tirana Live’ vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj. Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetar bashkie, duke e quajtur atë jo të saktë dhe jo në përputhje me nenin 115 të Kushtetutës.

Por, njëkohësisht Gjykata Kushtetuese nuk ka anuluar zgjedhjet e parakohshme, por vetëm i ka pezulluar ato.

Sipas Çupit, brenda Gjykatës Kushteteuse ka një krizë identiteti dhe se ky vendim vjen në vazhdën e vendimarrjeve me karakter emocional të trupës gjyqësore.

“Kjo ka kosto demokratike, në SHBA është e bllokuar qeveria për shkak të një gjykate. Gjykata ka të drejtë përsa kohë nuk është vërtetuar padrejtësia.

Gjykata mund të çmendet dhe t’i duhet të zbatosh vendimin, është një çmenduri. Vendimi i GJykatës Kushtetuese qe emocionale në vendimet e fundit, e ngarkuar dhe gjyqtare me fytyra të skuqura. Qe me emocione që në pikën që nisën të bëjnë ironi.

Dukej që kishte një paravendim, ka qenë paravendosur mënyraakoma dhe më keq. Fakti që e ka marrë vesh Berisha dhe e ka vendosur, tregon që GJykata Kushtetuese ka një krizë identiteti, kulturore dhe emocionale. Ka një fobi që nuk e kupton nga e ka. Ky vendim do e lodh Tiranën dhe do e vendos përpara provash, por ndërkohë bën një grusht shteti brenda pallatit të drejtësisë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!