Kushtetuesja rrëzon qeverinë Hoti, VV nis fushatën në rrjetet sociale: Kurti kryeministër

schedule22:53 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 22:53 - 21 Dhjetor, 2020

Një një kohë kur ende pritej vendimi i gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit nisi fushatën në rrjetet sociale.  Zyrtarë të kësaj partie kanë filluar të shpërndajnë fotografi të liderit të partisë në të cilat shkruhet “Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Foton e ka publikuar në Facebook, ish-ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla. Ky postim i tij ka marrë një numër të konsiderueshëm reagimesh pak pas publikimit.

Posted by Xhelal Sveçla on Monday, December 21, 2020

Nga ana tjetër, nënkryetarja e LVV-së,  Arbërie Nagavci ka shkruar se aktualisht kanë 51 për qind të votave.

“51% aktualisht, paramendo pas 40 dite”, shkruan ajo një status të sajin në Facebook.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti, por ajo tashmë është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke bërë që kjo qeveri të rrëzohet. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!