Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga Unioni i Prokurorëve për shfuqizimin e disa neneve të Kodit të Procedurës Penale. Megjithëse në favor të prokurorëve ka votuar shumica e gjyqtarëve të pranishëm, kërkesa është rrëzuar për shkak të mosarritjes së kuorumit të nevojshëm. Vendimi i trupës prej 7 anëtarësh ka qenë 4 me 3 pro pretendimit të prokurorisë, por kuorumi kërkon të paktën 5 anëtarë të trupës.
Në padinë e depozituar në Kushtetuese në Korrik të vitit 2017, prokurorët kërkonin shfuqizimin e të paktën 20 dispozitave të Kodit të Procedurës, duke i konsideruar ato si antikushtetuese./abcnews.al