Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushtetuesja rihap vrasjen e Dritan Lamajt/ Pranon ankimin e Arben Frrokut, i dënuar me burg përjetë

schedule11:45 - 18 Shkurt, 2026

schedule 11:45 - 18 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese, ka pranuar ankimin e Arben Frrokut duke vendosur të rihapet procesin po në Kushtetuese. Me këtë, Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e mëparshëm te kësaj Gjykate të marrë në vitin 2018, ku ishte vendosur të mos i pranohej kërkesa Arben Frrokut.

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, biznesmeni Arben Frroku kërkon shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat.

Megjithatë nuk janë pranuar kërkesat e tjera për shpalljen të pavlefshme të dënimit të tij. Tashmë në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin ndaj tij janë kryer shkelje apo jo.



Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 te ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Renda, nr. 443, ditë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Më datë 8 qershor 2017, Gjykata e Lartë, në Dhomë Këshillimi refuzoi të kalonte dosjen për shqyrtim duke lënë ne fuqi vendimin e Apelit. Arben Frroku është dënuar si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Arben Frroku u shpall i pafajshëm më 3 prill 2015, por ai u dënua në Apel më 29 qershor 2015.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!