Kushtetuesja “qetëson” militantët e PD/ Reagimi i habitshëm: Na keni keqkuptuar

schedule15:28 - 22 Nëntor, 2024

schedule 15:28 - 22 Nëntor, 2024

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e Sali Berishës, që masa e detyrimit të paraqitjes ishte në kundërshtim me kushtetutën, kjo e fundit doli këtë të premte me një reagim të dytë.

Trupa e gjyqtarëve kushtetues sqaron se kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, për Berishën do të shtyrtohet në një kohë të dytë, duke qetësuar demokratët dhe sjellë shpresë në kampin blu për lirimin e liderit të tyre, që aktualisht ndodhet i izoluar në banesë.

Deklarata e sotme duket edhe më e cuditshme pasi vjen pas sulmeve personale mbrëmë, të Sali Berishës ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, duke e quajtur atë, një grua me 5 mbiemra burrash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!