“Kushtetuesja për negociatat”! Tusha: Nga Covid-i te vettingu, arsyet e vonesës së ngritjes

schedule21:54 - 6 Tetor, 2020

schedule 21:54 - 6 Tetor, 2020

Bashkimi Europian është mjaft i qartë me Shqipërinë; nëse nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese nuk ka konferencë ndërqeveritare për negociatat. Por ku ndodhemi aktualisht me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, e cila deri tani ka vetëm 4 anëtarë? Përballë kësaj situate kur të gjithë i kanë sytë nga organet e reja të drejtësisë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar kryetarja e KED-së, Vitore Tusha.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje me rëndësi për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë proces, e së njëjtës rëndësi është edhe përmbushja e funksioneve dhe ushtrimi i veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në përputhje më Kushtetutën dhe ligjin, me qëllim rivënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese si një çështje imperative për vendin tonë.

Këshilli, në respektim të procedurave dhe afateve ligjore të lartpërmendura, me shumë vullnet, ka vijuar dhe do të vazhdojë punën për përfundimin e vlerësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidaturave të tjera në garë, si dhe renditjen e tyre, me qëllim të përmbushjes së funksionit thelbësor të tij në procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese” thotë ajo.

Tusha që është edhe anëtare e Kushtetueses sqaron se përse është vonuar procesi i verifikimit të kandidaturave për gjyqtar. Procesi kompleks në verifikimin e kandidaturave sipas Tushës ka sjellë edhe vonesat, ndërsa asgjë nuk është e sigurt as për në dhjetor që gjykata të jetë funksionale.

Procedurat ligjore dhe afatet që duhen ndjekur për të siguruar një hetim të thelluar të kandidatëve, ngarkesa, numri i reduktuar i personelit administrativ të Gjykatës së Lartë, situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit Covid 2019, që solli pezullimin e veprimtarisë së institucioneve, problemet brenda KED-së, por edhe mos pajisja me certifikatë sigurie e relatores ka sjellë vonesa edhe në njohjen, shqyrtimin dhe verifikimin e një kategorie të informacionit (i klasifikuar) dhe komunikimin e mëtejshëm me disa nga institucionet e përfshira në proces për plotësimin e informacionit, siç janë shkresat e dërguara nga SHÇKB-ja apo DSIK-ja” janë disa nga arsyet.

Gjatë vitit 2020 KED-ja ka kryer procedurat e verifikimit për 3 vakanca të shpallura në Gjykatën Kushtetuese, 2 nga Presidenti dhe 1 nga Kuvendi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!