“Kushtetuesja” nuk e shkarkoi Metën, reagon ambasada e SHBA: Po tregon pavarësi dhe integritet

schedule14:41 - 17 Shkurt, 2022

schedule 14:41 - 17 Shkurt, 2022

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta, ka sjellë reagimin ambasadës së SHBA në Tiranë. Një ditë pas vendimit ambasada shkruan se Gjykata Kushtetuese po “demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, si dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”.

Sërish ambasada ka përsëritur mbështetjen e saj për zbatimin e reformës në drejtësi, duke përfshirë edhe një gjyqësor profesional dhe të pavarur.

Lexo edhe: Kushtetuesja rrëzon Parlamentin, Meta mban presidencën. Si nisi beteja për ta larguar pas 25 prillit

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”.

Kanë qenë 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që akuzat ndaj Ilir Metës për përfshirje në fushatë zgjedhore, cënimi i sigurisë publike dhe cënim të marrëdhënieve më ndërkombëtarët, nuk i kanë vlerësuar shkelje të rënda Kushtetutës. Kundër shkarkimit të Metës ka qenë kryetarja e Kushetueses, Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Kundër është rreshtuar dhe gjyqtarja Fiona Papajorgji, kundër së cilës Meta ka kërkuar procedim disiplinor. Ka qenë vetëm gjyqtari Altin Binaj që shkeljet i ka konsideruar të rënda. Diskutime megjithatë ka pasur mes gjyqtarëve lidhur me procedurat që ka ndjekur Kuvendi për ta shkarkuar. Presidenca ka nisur dhe një padi për Kuvendin, që e ka akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, e për pasojë e quante të gjithë procesin të paligjshëm.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!