Kushtetuesja në Kosovë i jep të drejtë Thaçit për dekretimin e Avdullah Hotit

schedule22:37 - 28 Maj, 2020

schedule 22:37 - 28 Maj, 2020

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdulla Hotit për kryeministër.

Kushtetuesja ka konstatuar se votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82. Perandori Justinian nr. 44, 10 000 Prishtinë/a, Kosovë/o Tel: +383 (0)38 60 61 62; Fax: +383 (0)38 60 61 70; www.gjk-ks.org 2 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk, rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafinm (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

“Përkitazi me mundësinë refuzimit të marrjes së mandatit, Gjykata rikujton që në Aktgjykimin KO103/14, ajo kishte konstatuar se “nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”. Përkundër faktit që nuk ishte çështje në rastin para Gjykatës në vitin 2014, ajo e kishte parashikuar mundësinë e refuzimit, pikërisht për të pamundësuar bllokimin e mundshëm të themelimit të Qeverisë në të ardhmen”.

“Ky Aktgjykim, megjithatë nuk kishte saktësuar mënyrën në të cilën mund të bëhet refuzimi i mandatit përkatës. Prandaj, pretendimi i parashtruesve se “Gjykata ka thënë se Presidenti mund të anashkalojë fituesin e zgjedhjeve, vetëm nëse ky heq dorë shprehimisht nga e drejta e tij por në asnjë rrethanë tjetër”, nuk është i saktë. Kjo sepse, edhe autorizimi për partinë politike fituese që refuzimin e marrjes së mandatit ta bëj vetëm shprehimisht, pra mundësia të mos propozoj një emër për mandatar dhe në të njëjtën kohë të mos e refuzoj këtë të drejtë shprehimisht, do ta mveshte partinë politike fituese me të drejtën për të bllokuar procesin e caktimit të mandatarit nga Presidenti”, thuhet ndër të tjera në pikën 30 të vendimit.

Gjykata Kushtetuese më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!