Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën: Masat e para shtrënguese, procedura ishte Kushtetuese

schedule19:10 - 21 Nëntor, 2024

schedule 19:10 - 21 Nëntor, 2024

Sali Berisha nuk e fitoi liri-daljen nga as nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykate qe, ishte shpresa e fundit e për të ndryshuar fatin e tij të vendosur para gati një viti më parë, vendosi ta lere ne “izolimin në shtëpi”, duke ia rrezuar pretendimet për anti-Kushtetueshmëri.

Trupa e gjyqtareve kushtetues, pas dy dite mbledhje, vendosi një njëzëri, që SPAK nuk ka bërë shkelje kur vendosi masën e parë, atë te “detyrimit me paraqitje”  dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit. Ky ishte argumenti kryesor i Berishës, që e coi atë drejt moszbatimit të kësaj masë, kur ajo u vendos, një vit më parë, pikërisht në po këtë datë, 21 tetor 2023.

Gjykata, njëzëri, arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë, nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit”

Gjithashtu, gjykata Kushtetuese ka dhënë të njëjtin argument dhe për masën e dytë atë të “ndalimit për të dalë jashtë vendit”, duke e vlerësuar të panevojshme marrjen e autorizimit nga Kuvendi.

Por një fitore të vogël Berisha e ka arritur, edhe pse nuk ndryshon asgjë në raport me izolimin në shtëpi.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur te rrezoje masën e “ndalimit jashtë vendit”, duke e quajtur atë jo proporcionale dhe te renduar, në Kushtetut kur qëllimi permbushet nga “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqëesore”, nje herë në dy javë.

Berisha reagoi shpejte dhe me sulm ndërsa doli nga ballkoni i katit të 8 i banesës, menjëherë pasi mësoi vendimin e gjyqtareve kushtetuese.

Berisha është shprehur: Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit. Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.

Pavarësisht kësaj, dite më parë, avokatet e Berishës kanë trokitur në dyert e Gjykatës Kushtetuese, me një akimim të dytë; masën tjetër, ajo e izolimit ne shtëpi.

Por duket se shpresën e vetme Berisha ka Gjykatën e Strasburgut, qe do te jete hallka e fundit ku ai do te nis dosjen e tij, në kërkim të drejtësisë se pretendon.

“Ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve”, shprehet Berisha.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!