Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën/ Kaso: Berisha mbajti një qëndrim juridik dhe politik

schedule20:37 - 21 Nëntor, 2024

schedule 20:37 - 21 Nëntor, 2024

Sekretar i çështjeve ligjore në Partinë Semokratike Ivi Kaso, komentoi vendimin e fundit të gjykatës kushtetuese që lë në arrest Berishën, duke rrëzuar ankimimin për masën “detyrim paraqitje”.

Kaso u shpreh se Berisha mbajti një mbajti një qëndrim juridik dhe politik dhe se nuk u zbatua standardi si në rastin e Tahirit.

“Berisha ka mbajtur një qëndrim juridik dhe politik. Kujtojmë që ky standard , neni 73 , është standard që elaborohet për herë të parë. Në momentin që është marrë kjo masë ndaj Berishës nuk ka pasur një standard. Ka qenë standard i elaboruar nga kuvendi. Në rastin e Tahirit, prokuroria I kërkoi kuvendit arrestin e zotit Tahiri dhe kuvendi i tha: “Jo nuk të autorizoj, masa që autorizoj është masa e detyrim paraqitjes dhe ndalim i daljes jashtë vendit.” Pra kuvendi ka pasur një lloj kompetence.
Z. Berisha e ka thënë që nuk I kushtonte gjë të shkonte, sic shkoi, se është krijuar koncepti që nuk e zbaton drejtësinë.
Jo vetëm që I ka bërë me dije SPAK-ut përpara se të merrte masën, edhe kur u mor masa e parë që nuk e zbatoi, bëri me dije që është gati të shkonte Nuk kishte asnje lloj problem, por ishte zgjedhja e tij politike. Të kesh liderin më shumë se një vit të izoluar, më shumë se 10 muaj pa asnjë akuzë.”

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se vendimi I Berishës ishte emotiv dhe se nëse do të pyetej do të zgjidhte të ishte i lirë dhe të drejtonte opozitën në zgjedhje.

“Duhet ta sqarojmë përtej fletëve të sotme. Momenti kur SPAK veproi ndaj Berishës dhe kur Berisha reagoi, ndodhi në një kontekst raportesh të majisura. Berisha ishte nën hetim, shumë politikanë ishin nën hetim, jo klubi partizanit dmth ishte krijuar një hilaritet. Unë besoj që vendimi I Berishës për tu mos u paraqitur, ky vendim ka qenë edhe ligjor politik dhe emotiv. Ishte emocional, nuk ishte I këshilluar mirë. Nëse Berisha do të pyetej sot dhe të ishte 100 % I sinqertë, do të zgjidhte të ishte I lirë të drejtonte opozitën në zgjedhje.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!