Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën/ Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës

schedule13:24 - 22 Nëntor, 2024

schedule 13:24 - 22 Nëntor, 2024

Avokati Arbër Hoxha thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në “arrest shtëpie” kreun e PD, Sali Berisha, ishte i pritshëm.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha nuk respektoi vendimin e gjykatës.

“Patjetër, ishte tërësisht i pritshëm, në raport me vendimmarjen e Shkallës së Parë, të Apelit dhe Gjykatës i Lartë. E kemi thënë disa herë, mbrojtja e zotit Berisha ishte e paorientuar në raport me faktin për të cilin ai ishte i akuzuar. Gjykata Kushtetuese reflektoi atë që, SPAK e ka respektuar Kushtetutën, duke mos kërkuar autorizimin e Kuivendit. Besoj se jemi herët, por mund të ketë zëvendësim të masës nga Shkalla e Parë, ndërsa Kushtetuesja besoj se do e lërë në fuqi, masën “arrest shtëpie”. Veprat për të cilat ai dyshohet është shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni pasiv. Në raport me faktin që ai dyshohet, masa “arrest në shtëpi”, mund të jetë e përshtatshme. Mund të ketë lehtësim të masës së sigurimit. Gjykata Kushtetuese vendos në raport, me kushtetutën. Është e drejta e zotit Berisha për të ndjekur të gjitha hallkat e gjykimit. Është lëvizje e pritshme dhe legjitime”, theksoi ai./abcnews.al